Juventusi do të jetë në mungesë të katër lojtarëve kryesor kundër SPAL-it.
Kampioni në fuqi i Italisë do të jetë në mungesë të Medhi Benatias, Sami Khediras, Juan Cuadrados dhe Federicio Bernardeschit për ndeshjen e së shtunës në kuadër të Serie A kundër SPAL-it, transmeton portali arbresh.info.
Benatia është i suspenduar për ndeshjen në udhëtim në Ferrara, ndërsa Khedira do të qëndroj në shtëpi për shkak të një gripi.
Juan Cuadrado dhe Federico Bernardeschi vazhdojnë të jenë të dy të lënduar.
Megjithatë, Benedikt Howedes rikthehet pas problemeve me muskuj që e detyruan të mungojë në fitoren 2 me 0 të “Zonjës së Vjetër” kundër Atalantas të mërkurën./arbresh.info/
Skuadra e Juves kundër SPAL-it: Buffon, Del Favero, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Pjanic, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Mandzukic, Howedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro, Bentancur
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...