Juventusi është duke përgatitur rinovimin e kontratës së Cristiano Ronaldos deri në vitin 2023, kur superylli i Zonjës së Vjetër do t’i mbushë 38 vjet.
Corriere dello Sport raporton se portugezi beson që ka edhe shumë për t’i dhënë futbollin, prandaj është i interesuar që ta zgjatë qëndrimin te kampioni i Italisë.
Ai ka mbajtur një takim me agjentin e tij Jorge Mendes dhe ia ka treguar planet. Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, është i njoftuar për qëndrimin e CR7 dhe është i gatshëm që t’ia ofrojë rinovimin e kontratës dhe zgjatjen e saj.
Kontrata e re pritet të nënshkruhet në pranverë, kur Juventusi do ta ketë më të qartë rrjedhën e sezonit aktual lidhur me titujt që mund t’i fitojë.
Në ndërkohë, Bianconerët pritet ta zyrtarizojnë 19-vjeçarin Dejan Kulusevski nga Parma duke menduar kështu për të ardhmen e skuadrës. /Telegrafi/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër