Juventusi kërkon minimumi 60 milionë euro për Alex Sandron, i cili është shënjestër për transferim e Manchester Cityt dhe Chelseat.
Bazuar në raporte të ndryshme këtë javë, kampioni i Premierë Ligës ka mbajtur një takim rreth Alex Sandros dhe ka shtruar një ofertë prej 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, “Bainconerët” kanë paguar 26 milionë për mbrojtësin e krahut të majtë te FC Porto gjatë verës së vitit 2015 dhe vlera e tij është dyfishuar që nga ajo kohë. 26-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2020 dhe ka kontribuuar me tri gola dhe shtatë asistime brenda 43 paraqitjeve këtë sezon.
Alex Sandro është për zgjedhja e parë e klubit për krahun e majtë në mbrojtje, duke shtyrë Patirce Evran drejt largimit në janar.
‘Tuttosport’ thekson që nëse Juventusi mendon shitjen e tij atëherë ata do të refuzojnë çdo ofertë më të vogël se 60 milionë./arbresh.info
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...