Gjiganti italian, Juventus është i gatshëm t’i ofrojë Liverpoolit, Paulo Dybalan dhe para për futbollistin egjiptian Mohammed Salah.
Bardhezinjtë bëri lëvizje të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar gjersa një gjë të tillë po kërkon ta bëj edhe këtë vit.
Kampioni italian po dëshiron të shfrytëzoj si karrem interesimin e Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt për ta joshur Liverpoolin për shkëmbim të lojtarëve.
Tuttomercato shkruan se Bianonerrët janë të gatshëm të ofrojnë argjentinasin plus 50 milionë euro për sulmuesin egjiptian të The Reds.
Salah ka luajtur tashmë për dy klube italiane, së pari në Fiorentinë, kur “rifreskoi” karrierën pas një episodi të dobët në Chelsea dhe pastaj për Romën, nga ku u zhvendos në Liverpool dhe “shpërtheu” sezonin e kaluar.
Ndryshe, këtë sezon ai nuk luan në një nivel aq të lartë, por ka arritur të realizojë njëzet gola në 41 ndeshje gjersa ylli i italianëve ka realizuar nëntë gola në 35 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...