Kampioni në Serie A, Juventusi do të reagoj për të siguruar transferimin Gianluigi Donnarummas nëse portieri vendoset në shitje.
Portieri 18-vjeçar i AC Milanit ishte subjekt i spekulimeve të shumta rreth transferimeve pas refuzimit të kontratës së re nga “Rossonerët”, transmeton portali arbresh.info. Dhe, derisa Juventusi pretendon se ende nuk kanë reaguar për transferimin e tij, ata kanë konfirmuar se do të jenë në garë për të siguruar shërbimet e tij nëse Milani vendos për ta shituar atë.
Duke folur për ‘Corriere della Sera’, drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Morotta tha: “Është duke u bërë jashtëzakonisht e vështirë për klubet që të përballen me këto situata”
“Ne jemi duke u përballur me një ndryshim të sjelljeve kur bëhet fjalë për lojtarët e rinj. Aktualisht, ne nuk jemi pas Donnarummas”
“E themi këtë për shkak të situatës që është e vendosur nga rregullat që ne nuk kemi asnjë të drejtë për shikuar të gjitha opsionet në merkato të transferime. Shpresoj që palët të arrijnë një marrëveshje, por nëse një lojtar si Donnarumma përfundon në merkato, ne e kemi për detyrë të përpiqemi për të transferuar atë”
Lexo edhe: Agjenti i Cristiano Ronaldos në bisedime sekrete me gjigantin evropian
18-vjeçari ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale pas një sezoni të shkëlqyer në Serie A./arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...