Juventusi dhe Fiorentina kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së tretë të zhvilluar në stadiumin “Artemio Franchi”.
Kampioni në fuqi i Italisë ka humbur dy pikë në takimin si mysafirë pasditen e sotme (e shtunë) të zhvilluar kundër skuadrës së Vincenzo Montellas, shkruan portali arbresh.info.
Ndonëse “Zonja e Vjetër” dominoi me posedim, nikoqirët kërcënuan vazhdimisht portën e portierit Wojciech Szcezney duke bërë 14 goditje, shtatë prej tyre në portë.
Cristiano Ronaldo bëri disa përpjekje për të shënuar, përfshirë edhe tentimin në fund me gërshërë, por asgjë nuk kishte konkrete.
Juventusi vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me shtatë pikë – një më shumë se Interi me gjashtë pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa Fiorentina ka siguruar për herë të parë pikë këtë edicion./arbresh.info/
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...