Juventusi raportohet se është duke kërkuar transferimin e Kostas Manolas si zëvendësues të Leonardo Bonuccit, por Roma ka deklaruar që lojtari nuk është në shitje.
Bonucci pritet të finalizojë transferimin në Milan brenda orëve të ardhshme pas negociatave për transferim për një shumë prej 40 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Largimi i tij do të lë “Zonjën e Vjetër” me një hapësirë në qendër të mbrojtjes dhe ‘Tutto Sport’ raporton që ata janë duke kërkuar transferimin e Monolas si zëvendësues të reprezentuesit italian.
Mbrojtësi ishte afër transferimit te Zenit St Petersburg muajin e kaluar, por marrëveshja dështoi në minutën e fundit.
Megjithatë, presidenti i “Giallorossëve”, James Pallotta ka bërë të qartë që lojtari nuk është më në dispozicion në merkato./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...