Juve fiton me shumë vështirësi ndaj SPAL-it të Berishës sensacional

17:03 | 28 Shtator 2019
Arbresh Info

Juventusi ka siguruar tri pikë të plota në ndeshjen pasditen e sotme (e shtunë) kundër SPAL-it.

Kampioni i Italisë doli fitues me rezultat 2 me 0 nga përballje si nikoqir në stadiumin Allianz në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Por, “Zonja e Vjetër” me shumë vështirësi arriti të marrë tri pikë të plota falë paraqitjes vërtetë sensacionale të portierit shqiptar Etrit Berisha.

Reprezentuesi i kombëtares shqiptare i mohoi më shumë se katër gola skuadrës së trajnerit Maurizio Sarri në përballjen  e tij direkte me yjet si Cristiano Ronaldo, Sami Khedira, Paulo Dybala e Aaron Ramsey.

Të katërt lojtarët e lartpërmendur kishin raste fenomenale për të dërguar topin në rrjetë, por Berisha bëri disa pritje vërtetë impresive pasditen e sotme.

Miralem Pjanic (42′) dhe Cristiano Ronaldo (78′) ishin dy autorët e vetëm të golave në këtë ndeshje.

Juventusi gjendet tani përkohësisht në krye të tabelës me 16 pikë – një më shumë se Interi në një pozitë më pak dhe një ndeshje më pak, ndërsa SPAL-i qëndron në fund të tabelës me vetëm 19 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme