Juve fiton me përmbysje ndaj Genoas, Dybala shënon hat-trick (VIDEO)

20:02 | 26 Gusht 2017
Arbresh Info

Herën e fundit kur Juventusi ka vizituar Genoan, ata janë tronditur duke u mposhtur me rezultat 3 me 1.

Një tronditje të tillë “Zonja e Vjetër” e përjetoi sërish në stadiumin Luigi Feraris në dhjetë minutat e parë të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

Genoa siguroi një epërsi prej 2 me 0 ende pa kaluar dhjetë minutat e parë. Mesfushori Miralejm Pjanic i siguroi atyre epërsinë në minutën e parë me një autogol para se sulmuesi Andrey Galabinvov të dyfishonte rezultatin pak minuta më vonë.

Sulmuesi qendror arriti të shënojë për 2 me 0 në minutën e 7′ pas goditjes nga penaltia, e cila u akordua nga gjyqtari Luca Banti me ndihmën e teknologjisë VAR.

Sidoqoftë, kampioni në fuqi arriti të barazojë shifrat në 2 me 2 brenda pjesës së parë.

Sulmuesi argjentinas Paylo Dybala shënoi dy herë. Goli i parë erdhi në minutën e 14′ pas një asistimi nga Miralem Pjanic, ndërsa goli i dytë u realizua në minutën e katërt të kohës shtesë (49′).

Juan Cuadrado përmbysi rezultatin në 2 me 3 në minutën e 62′ por gjithçka u mbyllë nga Paulo Dybala me një hat-trick duke shënuar për 2 me 4./arbresh.info/

https://streamable.com/dpllu

https://streamable.com/76uh5

https://streamable.com/b95m6

https://streamable.com/ov7od

https://streamable.com/l12a7

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme