Lëndimi që ka pësuar Marko Pjaca thuhet se ka nxitur Juventusin të përshpejtohet në garën për të siguruar shërbimet e anësorit të Fiorentinas, Federico Bernardeschi.
Pjaca do të jetë jashtë fushës për gjashtë muaj pas lëndimit që pësoi derisa ishte në detyrë me skuadrën kombëtare të Kroacisë, transmeton portali arbresh.info.
“Bianconerët” tashmë kanë qenë të lidhur me transferimin e Bernardeschit, por ‘Tuttosport’ raporton tani se ata përpiqen më shumë për të nënshkruar me reprezentuesin italian.
23-vjeçari, i cili konsiderohet si një futbollist ideal për kampionin në Serie A, ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Violan./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...