Juventusi dhe Ajaxi kanë lënë gjithçka për tu vendosur në Torino.
Gjiganti italian ka barazuar me rezultat 1 me 1 në takimin si mysafirë kundër Ajaxit në Amsterdam në kuadër të ndeshjeve çerekfinale në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Cristiano Ronaldo realizoi gol të bukur me kokë duke dërguar në avantazh “Zonjën e Vjetër” derisa po zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt të pjesës së parë.
Mirëpo, nikoqirët arritën të kthehen në lojë menjëherë pas fillimit të fraksionit të dytë duke shënuar supergol me anësorit të talentuar David Neres për 1 me 1.
Goli i epërsisë nga Ronaldo ishte goli i 125-të i sulmuesit portugez në Ligë të Kampionëve.
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet javën tjetër në stadiumin Allianz./arbresh.info/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...