Duke parë vështirësitë që po has për të mbyllur marrëveshjen me Edin Dzekon e Romës, Juventusi është gati të ndryshojë objektiv dhe të sjellë menjëherë në Torino sulmuesin uruguaian Luis Suarez.
Mediat pranë klubit bardhezi raportojnë se Paratici ka kontaktuar më herët menaxherët e sulmuesit dhe kanë arritur marrëveshjen për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.
Vetë sulmuesi nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës, pasi këtë ia ka komunikuar edhe trajneri i sapoemëruar Ronald Koeman dhe tani shpreson që të prishë me marrëveshje kontratën me katalanët, transmeton Supersport.
Megjithatë drejtuesit e Juventusit duket se janë gati të paguajnë një shifër modeste për prishjen e kontratës së Suarez me Barcelonën, për të ruajtur edhe raportet e mira me drejtuesit e klubit katalan në merkato.
Kështu siç konfirmohet nga mediat italiane, klubi i Juves është ofruar të paguajë një shifër prej 7-10 milionë eurosh, për të marrë kartonin e sulmuesit uruguaian, i cili më pas mund të vihet nën urdhrat e Pirlos për të mbajtur peshën e repartit të avancuar.
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...