Juventusi dëshiron të prezantoj mbrojtësin Matthijs de Ligt si lojtar të tyre të shtunën ndërkohë që Ajaxi mund të pranojë ofertën 67 milionëshe.
Siç raporton gazeta holandeze De Telegraaf, dy klubet janë shumë afër për të arritur një marrëveshje në lidhje me mbrojtësin, i cili tashmë ka rënë dakord me kushtet personale të ofruara nga “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Çmimi i kërkuar është 75 milionë euro dhe oferta fillestare ishte 50 milionë plus bonuse.
Juventusi duket se ka rritur ofertën në 67 milionë euro, përfshirë edhe bonuse të tjera, dhe duket se kjo mund të jetë e mjaftueshme për të arritur deri te marrëveshja.
“Zonja e Vjetër” shpreson që të ketë në skuadër De Ligtin deri nga dita e shtunë në mënyrë që lojtari t’i bashkohet Maurizio Sarrit dhe skuadrës në turneun parasezonal në Azi.
Sky Sports Italia nga ana tjetër pretendon se Juventusi nuk ka ndërmend të përfshijë në marrëveshje sulmuesin Moise Kean gjatë bisedimeve për De Ligt./arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor