Justin Davis është njëri nga lojtarët më të dalluar të Pejës në këtë edicion dhe në elitën e basketbollit të Kosovës.
Ai ishte basketbollisti më i mirë në sfidën ndaj Golden Eagle Yllit, duke e mbyllur ndeshjen me 33 pikë e 14 kërcime, duke shtuar edhe katër asistime, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 44, apo më të lartin e kësaj xhiro dhe njërën nga më të lartat në këtë edicion, përcjell Arbresh.info.
Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Istogut, kurse te bardhekaltrit më i miri në parket ishte qendra Fisnik Rugova me 21 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.
Proton Cable Prizreni shënoi fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj rivalit të qytetit, Bashkimit, ku më i miri ishte Desi Sills me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Sfidën kryesore të kësaj xhiro e fitoi Trepça, duke vazhduar formën e mirë dhe duke ndërprerë serinë pozitive të Vëllaznimit. Te mitrovicasit u dalluan Drilon Hajrizi dhe Jordy Tshimanga. Hajrizi e mbylli ndeshjen me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime, kurse Tshimanga me 20 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.
Teksa pesshja më e mirë e javës së 11-të është kjo:
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...