Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka bërë disa transferime mjaftë të mirë që prej kohës kur erdhi në stolin e gjigantit anglez.
Sadio Mane-n e transferoi nga Southampton për 30 milionë euro, ndërsa tani vlen tre ose katër herë më shumë se vlera që është blerë, transmeton portali arbresh.info.
Mohamed Salah që më herët luante për Chelsea-n, Klopp e transferoi nga Roma dhe e ka kthyer në super sulmues.
Virgil van Dijk i kushtoi plotë 75 milionë euro, mirëpo ia doli t’iu tregojë të gjithëve që vlen për ato para duke fituar çmimin e mbrojtësit më të mirë të vitit.
Pos tyre, Klopp ka transferuar edhe Gigi Wijnaldum dhe Andy Robertson, por tekniku gjerman ka thënë se transferimi më i mirë është Trent Alexander-Arnold.
“Është Trent. Nuk kishim nevojë ta blejmë, por Pepe Lijnders asistenti im e solli. Pastaj ishte vetëm një problem, Trent nuk ishte në formën e duhur”.
“Kështu që duhej të punonim shumë. Pastaj hap pas hapi e kuptuam se ishte i pabesueshëm dhe ishte shumë mirë ta shohim”, deklaroi ai për Pure Football Purecast.
Liverpool këtë sezon është afër për ta fituar Premierë Ligën, trofe të cilin nuk e ka fituar klubi në më shumë se 30 vite./arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...