Pavarësisht mungesës së tij në fushë, Jurgen Klopp insiston se Xherdan Shaqiri ka një të ardhme në Anfield.
Reprezentuesi i Zvicrës përfundimisht është kthyer nga lëndimi pas gjashtë javëve mes spekulimeve se të shumta se dëshiron të largohet si pasojë e mungesës së tij në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Anësori ka luajtur vetëm 16 minuta në Premierë Ligë gjatë gjithë sezonit dhe tre minuta në humbjen e pësuar në Ligë të kampionëve ndaj Napolit.
Kjo padyshim se ka bërë që të rriten raportet se kosovari është duke menduar për të ardhmen e tij, por Klopp ka bërë të qartë se ai ende ka një rol të madh për të luajtur te “Redsat” që janë në garë për titull këtë sezon.
“Ne kemi folur në fillim të sezonit, ai nuk ka qenë duke luajtur aq sa ka dashur”, ka shpjeguar trajneri.
“Por, pse duhet të flas për diçka që ndodhë jashtë? Spekulimet janë spekulime. Gjithçka është mirë këtu. Sigurisht, ai ka të ardhme këtë – këtë sezon ai është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për ne”
Crystal Palace është rivali i ardhshëm i Liverpoolit dhe ndeshja mes dy skuadrave luhet nesër (23 nëntor)./arbresh.info/
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?