Jurgen Klopp rezulton pozitiv me Coronavirus, mungon në përballjen ndaj Chelseat

16:30 | 1 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit për COVID-19 dhe do të humbasë ndeshjen e së dielës në Premier League kundër Chelseat.

54-vjeçari po përjeton simptoma të lehta dhe është në izolim, kështu që ndihmësi i tij, Pep Lijnders do të marrë përgjegjësinë për vizitën në “Stamford Bridge”.

Të premten, Klopp tha se tre lojtarë kishin rezultuar pozitivë për COVID.

Në një deklaratë, ai tha se nuk kishte pasur raste të tjera në mesin e skuadrës së lojës që atëherë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme