Google ADS

Jurgen Klopp, prioriteti kryesor i Real Madridit?

11:47 | 7 Mars 2019
Arbresh Info

Eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve ka bërë që kampioni në fuqi i Evropës të mendoj edhe më shpejtë se kush do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm.

Siç raporton The Independet, Jurgen Klopp është një top prioritet për momentin, transmeton portali arbresh.info.

Një listë e shkurtër prej tre emrave është përmendur dhe Klopp është anash Mauricio Pochettinos dhe Massimiliano Allegrit. Nga ajo që thuhet, gjasat janë të mëdha për secilin nga të tre që të shkojnë në Santiago Bernabeu, por trajneri gjerman është prioritet kryesor i Real Madridit.

Real Madridi do të mbajë në detyrë Santiago Solarin deri në fund të sezonit duke i dhënë kohë të mjaftueshme vetës për të emëruar trajnerin e ri.

Klopp është duke bërë shumë mirë në Liverpool, por nëse dështon për të fituar trofeun e Premierë Ligës këtë vit, Real Madridi do të ndjejë sigurisht se kanë një mundësi perfekte për të siguruar shërbimet e tij.

Allegri mund të jetë në një situatë të ngjashme duke marrë parasysh pozitën e vështirë të Juves në Ligë të Kampionëve, ndërkohë që Pochettino ka qenë në radarin e tyre për një kohë të gjatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme