Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka përfunduar në spital pasi është sëmurë.
Klopp ka shkuar vet për një tretman por ai pritet të lëshohet nga spitali këtë mbrëmjë. Si rezultat i kësaj ai mungoi në seancat stërvitore në Melwood.
Besohet se ai do të jetë i gatshëm për konferencën e shtypit të premten para ndeshjes në vikend me Southampton, transmeton arbresh.info.
Klubi i Liverpoolit ka publikuar një komunikatë në web faqen e tyre.
“Jurgen Klopp ka shkuar në spital për t’u kontrulluar për shkak se gjendja e tij shëndetësore gjatë kësaj jave është përkeqsuar.
“Ai është kontrolluar nga doktorët dhe do të mungojë në seancat stërvitore. Nuk ka ndonjë plan që ai të qëndrojë më shumë në spital dhe pritet që sonte ai të rikthehet në shtëpi. Klubi kërkon që privatësia e Jurgen Klopp, familjës së tij dhe pacientëve të tjerë të respektohet”, shkruhej në komunikatën e klubit.
Liverpooli të shtunën e pret në ‘Anfield Road’ Southamptonin. /arbresh.info/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...