Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se Xherdan Shaqiri është ndier i frustruar me mungesën e tij në fushë këtë sezon.
Por, trajneri i “Redsave” ka vlerësuar gjithashtu rolin e rëndësishëm që ka luajtur reprezentuesi kosovar i Zvicrës, transmeton portali arbresh.info.
Shaqiri u transferua nga Stoke City u dëbuar nga Premierë Liga oër 13 milionë funta, lëvizje që trondi shumë tifozë në mbarë botën.
Që nga atëherë, 27-vjeçari është shfrytëzuar në 30 raste brenda të gjitha kompeticioneve.
Ajo që mbahet mend nga të gjithë është fitorja në Anfield duke shënuar dy herë për Liverpoolin kundër Manchester United në muajin dhjetor.
Shaqiri po ashtu asistoi në golin e fitores së shënuar në minutat e fundit nga Divock Origi kundër Newcastles, transmeton portali arbresh.info. Por, padyshim se mesfushori dha kontributin më të madh në karrierën e tij gjatë triumfit tronditës të “Redsave” në Ligë të Kampionëve ndaj Barcelonës.
Ish lojtari i Bayern Munichu krijoi një asistim të saktë të cilin Gini Wijnaldum e finalizoi bukur me kokë duke shënuar për të dytën herë.
Në një intervistë për Viasport Football, Klopp i janë shfaqur foto të lojtarëve të tij kur ata ishin të rinj dhe trajneri kishte për t’i identifikuar ata.
Kur gjermanit iu shfaq fotoja e Shaqirit si një i ri, ai tha: “Mendoj se është nga Zvicra. Duhet të jetë Shaqiri”
“Çfarë lojtari i mrekullueshëm dhe çfarë ambasadori për vendin e tij”
“Pra, unë jam me të vërtetë shumë i lumtur që e kam. E di që njerëzit mendojnë se unë nuk luaj me atë shumë shpesh”
“Ai ndoshta mendon njëjtë. Por, çfarë lojtari i rëndësishëm për ne ishte gjatë gjithë sezonit”
Bartësi i fanellës me numër 23 do të shkojë në Spanjë gjatë kësaj jave ku “Redsat” kërkojnë fitoren ndaj Tottenhamit për titullin evropian./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?