Google ADS

Jurgen Klopp pas yllit të Real Madridit

08:25 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron të transferojë mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez në fund të sezonit.

Rodriguez është rikthyer te “Los Blancos” pas dy sezoneve huazim te Bayer Munich, por ka bërë vetëm katër paraqitje në formacionin e parë para se të pësoi lëndim në gju.

Kolumbiani pritet të rikthehet këtë vit, mirëpo e ardhmja e këtij të fundit në “Santiago Bernabeu” mbetet në dyshime, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, tekniku gjerman është admirues i madh i ish-mesfushorit të Monacos dhe ka kërkuar transferimin e lojtarit fund të sezonit.

Kontrata e Rodriguez me gjigantin spanjoll përfundon në verën e vitit 2021, ndërsa vlera e tij prek shifrën prej 65 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme