Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson që Diego Simeone nuk është i lumtur që do luajnë kundër “Reds”.
Sot (e hënë) është hedhur shorti për 1/16 e Ligës së Kampionëve, short i cili ka përcaktuar disa përballje mjaftë interesante, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Evropës do të përballet me Atletico Madridin dhe tekniku gjerman ka thënë se kjo ndeshje nuk do jetë e lehtë.
“Është short interesant. E dija se do luanim me njërin nga klubet madrilene”
“Madrid është vendi në të cilin kemi kujtime fantastike, kjo është mirë, por këtë herë do luajmë ndaj Atleticos”
“Short shumë i mirë. Ndeshje e vështirë do jetë, por nuk mendoj që Simeone është gëzuar që do luajnë ndaj neve”
Klopp për momentin me Liverpool është në Katar për të marrë pjesë në Kupën e Botës për klube./arbresh.info.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...