Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, nuk ka arritur të konfirmojë të ardhmen e mesfushorit brazilian, Philipe Coutinho.
Liverpooli ka refuzuar tri oferta nga Barcelona gjatë verës së kaluar, përfshirë edhe një ofertë prej 119 milionë eurove, i cili kishte bërë kërkesë zyrtarë për t’u larguar nga Anfield Road.
25 vjeçari, në javët e fundit është duke kaluar në formë të lartë, në ndeshjen e fundit ai shënoi një super gola nga gjuajtja e lirë, në fitoren 1 me 5 ndaj Brightonit.
Trajerni gjerman është pyetur rreth situatës së yllit brazilian, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
“Nuk di asgjë, dhe nuk jam duke menduar për atë. Unë jam duke menduar vetëm për ndeshjen ndaj Moskës”, tha Klopp.
“Për asnjë sekond nuk e kam menduar, nuk i jam i sigurt rreth të ardhmes së tij dhe nuk jam duke e menduar. Unë kam një ekip për të përgatitur dhe askush nuk e di, se çfarë do të ndodh në afatin kalimtar të janarit”, përfundoi Klopp.
Klopp në të kaluarën kishte refuzuar kategorisht shitjen e brazilianit dhe se nuk është në shitje për asnjë çmim.
Coutinho ka kontratë deri në vitin 2022, por Barça do të tentojnë përsëri që ta transferojë atë. /arbresh.info/
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...