Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar nga lojtarët e tij të mos luajnë për barazim në ndeshjen e tyre të vështirë në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës ndaj Spartak Moscow.
“Redsat” nisin ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit E në krye të tabelës me një pikë më pak se Sevilla në vendin e dytë dhe dy pikë para kundërshtarit të sotëm – Spartakit, transmeton portali arbresh.info.
Një pikë do të jetë e mjaftueshme për Liverpoolin që të vazhdoj tutje, por fitorja i nevojitet atyre për të përfunduar në krye të grupit derisa Sevilla përballet me Mariborin që është ende pa fitore.
Klopp ka thënë se nuk ka në plan barazimin, por ka si shënjestër tri pikë me fituesin e pesëfishtë të kampionit evropian.
“Gjithçka ose asgjë zakonisht do të thotë ju ose mund të fitoni ose mund të humbni”, u ka thënë Klopp gazetarëve. “Ne e dimë se mund të barazojmë, por kjo informatë është e nevojshme vetëm pas ndeshjes. Ne nuk mund të luajmë për atë dhe ne e duam atë. Nëse njerëzit janë nervoz apo ju, ju nuk e dini”
Liverpooli është i pamposhtur në tetë ndeshjes e tyre të fundit qysh pas disfatës 4 me 1 ndaj Tottenham Hotspurit më 22 tetor./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut