Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se nuk është asnjë kohë e caktuar për rikthimin e portierit Alisson nga lëndimi.
Alisson është detyruar të qëndrojë jashtë fushe qysh pas ditës së parë të sezonit ku u lëndua në pulpë gjatë ndeshjes ndaj Norwich City, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së sotme (e shtunë), Klopp tha: “Ne kemi ngrënë drekë së bashku dhe ai është duke u përmirësuar”
“Është një lëndim vërtetë serioz, por nuk e di se kur do të kthehet. Nuk ka afat të caktuar”
Klopp ka konfirmuar gjithashtu se Naby Keita është afër rikthimit të plotë në gjendje dhe mund të rikthehet në stërvitje në fillim të javës së ardhshme.
Liverpooli luan kundër Newcastle United në Anfield duke filluar nga ora 13:30./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?