Tifozët e Liverpoolit kanë shprehur pakënaqësi ndaj trajnerit Jurgen Klopp në lidhje me vendimin për të lënë Xherdan Shaqirin në shtëpi për ndeshjen kundër Red Star Belgrades.
Liverpooli u mposhtë me rezultat 2 me 0 nga Red Star pas vetëm gjysmë ore lojë, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi Milan Pavkov shënoi dy herë, përfshirë supergolin nga një distancë prej 25 metrave, për t’i dhënë nikoqirëve një epërsi befasuese.
Lexo edhe: Arsenal Wenger në AC Milan? Përgjigjet legjenda franceze
Trajneri gjerman Jurgen Klopp kishte inkuadruar në fushë yjet si Daniel Sturridgen, Joel Matipin dhe Adam Lallanas në formacionin startues.
Xherdan Shaqiri ishte lënë në shtëpi dhe paraqitja në pjesën e parë e Liverpoolit sugjeron se atyre iu mungoi dukshëm kreativiteti.
Tifozët e zemëruar kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjetin social Twitter për të shprehur frusturimin ndaj vendimit nga Jurgen Klopp menjëherë pasi skuadra londineze ishte në disavantazh prej dy golave.
Një tifoz tha: “Klopp sapo krijoi storien e tij për mos sjelljen e Shaqirit me këtë performancë”
Një tjetër shtoi: “Hajde më Klopp. Është në mesfushë. Aty është problemi. Vendimi për të mos udhëtuar me Shaqirin mund të rikthehet duke nga goditur në kohëra të mëdha”
I treti tha: “Shaqiri është i nevojshëm në mesfushë dhe Klopp do të ishte një idiot nëse nuk e starton në çdo ndeshje tani”
Jurgen Klopp kishte vendosur për të mos ftuar yllin nga Gjilani në mënyrë për t’iu shmangur ndonjë incidenti të mundshëm./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...