Liverpooli ka finalizuar transferimin e Xherdan Shaqirit për 13 milionë funta nga Stoke City.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare duke u bërë përforcimi i tretë i “Redsave” brenda kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i ngazëllyer për të parë se çfarë mund të bëjë ylli nga Gjilani te klubi i tij duke shtuar se ishte koha e duhur për Shaqirin që të transferohej te një skuadër në Ligë të Kampionëve dhe të dërgoj vetën në një nivel tjetër.
“Mendoj se fjala e duhur në gjuhen angleze për të përshkruar vendimin për të nënshkruar me Shaqirin është të qenurit ‘no brainer’ (vendim i lehtë). Kur dikush si ai është në dispozicion në këtë mënyrë, ju duhet të reagoni nëse jeni të mençur dhe ne e kemi bërë këtë”, ka thënë Klopp.
“Ai ka shpejtësi dhe aftësi, ka sasinë e duhur të arrogancës në fushë, shumë i guximshëm për të kërkuar topin dhe ndikon në gjëra. Që të luash me ne, këto janë kërkesa të detyrueshme”
“Ne jemi klubi perfekt për të në këtë moment dhe unë e mendoj këtë sepse ai duhet të shtyj vetën dhe të sfidoj vetën dhe mjedisi jonë e inkurajon atë. Ne do duam që ai ta shpreh vetën, por gjithashtu të mësoj dhe të përmirësohet në pjesë të lojës së tij ku ai mund të ketë ende progres”
“Nga perspektiva jonë, ai është një lojtar të mund të bëjë dallimin në skuadër dhe ekip sepse ai mund të përshtatet në shumë pozita te sistemi jonë. Ai na jep neve fleksibilitet të madh në mënyrën se si ne mund të shfrytëzojmë lojtarët tanë aktual gjithashtu. Kjo është diçka e mirë”
Shaqiri do t’i bashkohet skuadrës së trajnerit gjerman në turneun prej ndeshjeve që zhvillohen në SHBA./arbresh.info/
https://twitter.com/LFC/status/1017860704345477120
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...