Jose Mourinho ka pranuar një mesazh nga Jurgen Klopp vetëm disa orë pas shkarkimit nga Manchester United.
Trajneri i Liverpoolit ishte personi që i dha fund regjimit të Mourinhos në United pasi “Redsat” mposhtën rivalin e tyre në Premierë Ligë me rezultat 3 me 1 falë dy golave nga Xherdan Shaqiri pasditen e së dielës, shkruan portali arbresh.info.
Lajmi për largimin e Mourinhos u konfirmua mëngjesin e sotëm (e martë) pas disa javëve spekulime se edhe sa kohë i kanë mbetur atij në klub. Dhe ashtu siç pritej, Klopp është pyetur rreth situatës në Old Trafford para ndeshjes të skuadrës së tij kundër Wolves mbrëmjen e së premtes.
“Ai është një djalosh shumë kompetitiv, shumë ambicioz”, u ka thënë gazetarëve Kopp. “Është me të vërtetë kompetitiv. Ai ka gjithë respektin tim”
“Ai është në formë befasuese i suksesshëm dhe unë mund ta imagjinojë se muajt e fundit nuk ishin aq të mirë për askënd, veçanërisht për të”
“Nuk është mirë kur ju duhet të përballeni për këto pyetje çdo ditë, por askush nuk mund t’i largojë gjërat që ai ka fituar”
“Uroj që të ketë këtë në mendjen e tij dhe jo gjërat e tjera që i kanë ndodhur gjatë muajve të fundit. Ai është një trajneri i shkëlqyer”
Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane dhe Michael Carrick janë duke u përmendur si zëvendësues të tij./arbresh.info/
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...