Jurgen Klopp e pranon se trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka arritur shumë në një periudhë kohore kaq të shkurtër në klub – por e thumboi gjigantin e Bundesligës duke thënë se fati i ndihmoi ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Fitorja e Bayernit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain ishte e 21-ta radhazi në të gjitha garat, një ecuri mahnitëse pas të cilës bavarezët e fituan tripletën.
Trajneri i Liverpoolit, Klopp thotë se Bayerni ka lojtarë të klasit botëror në çdo pozitë, por po ashtu mendon se orari i ndeshjeve në Bundesligë i ndihmoi shumë për ta fituar garën më prestigjioze evropiane për klube.
“Është e vështirë të shkruash më shumë histori se kaq brenda tetë muajve”, tha Klopp për ZDF duke iu referuar Flickut.
Por ai shtoi: “Bayerni ishte me fat që, midis kaosit të shkaktuar nga orari i ndeshjeve, orari i tyre iu përshtat më së miri për Ligën e Kampionëve”.
Liga elitare gjermane ishte e para nga pesë ligat kryesore evropiane që e rinisi sezonin pas pushimit të detyruar nga pandemia koronavirus, që nënkupton se Bayerni kishte kohë më shumë se një muaj të përgatitej për ta rinisur sezonin në Ligën e Kampionëve pas triumfit në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusenit./Gazeta Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...