“Bavarezët” kanë regjistruar fitoren e parë qysh pas shkarkimit të Carlo Ancelottit.
Trajneri i përkohshëm Jupp Heynckes duket se ka arritur të gjejë sërish balancin e Bayern Munichut, të cilët shënuan fitore me rezultat të thellë 5 me 0 ndaj SC Freiburgut, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni gjerman kaloi në epërsi në minutën e 7′ të ndeshjes me një autogol nga Julian Schuster, por rezultati u dyfishua në minutën e 42′ të pjesës së parë përmes Kingsley Coman.
Në fraksionin e dytë realizoi Thiago 63′ duke trefishuar epërsinë, ndërsa Robert Lewandowski (75′) dhe Joshua Kimmich (94′) ishte autorët e golave tjerë nga “Bavarezët”.
Bayern Munichu tani ka 17 pikë në pozitën e dytë, dy prapa liderit – Borussia Dortmundit./arbresh.info/
https://streamable.com/4fjg7
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...