Junior Firpo është një nga lojtarët e Barcelonës që e njeh më së miri trajnerin Quique Setien.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka luajtur më parë edhe te Real Betis, ku drejtohej pikërisht nga trajneri Setien.
Së fundmi, dyshja janë bashkuar edhe te skuadra e Barcelonës. Lojtari ka zgjedhur së fundmi të flas disa fjalë për trajnerin e tij, duke zbuluar preferencat e Setien.
“Ai dëshiron të marrë pjesë në gjithçka. Është i afërt dhe dëshiron të di se si lojtarët ndihen. Ai ka ide të qarta dhe do të vdes me to, pa marrë parasysh çfarë ndodh” ka thënë Firpo për Setien, transmeton lajmi.net.
“Ai i pëlqen lojtarët e shumëanshëm. Varësisht nga sistemi, nëse ti luan në dy pozita të ndryshme, ai hap opsionet për ty” ishin fjalët e mbrojtësit të krahut.
Firpo do të ketë një ndeshje speciale këtë vikend, pasi Barca do të përballet me skuadrën e Real Betis, ku ai kaloi një kohë mjaft të mirë.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik