Google ADS

Julian Nagelsmann debuton me fitore në Kombëtaren e Gjermanisë

13:04 | 15 Tetor 2023
D.H

Ish trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka debutuar me fitore si trajner i Gjermanisë.

Gjermania ka mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 3-1, në një ndeshje miqësore të luajtur mbrëmë, shkruan Arbresh.info.

Gjermanët arritën të fitonin me anë të golave të Gundoganit në minutën e 39-të, Fullkrug arriti të shënoj, minutën e 58-të, kurse tre minuta më vonë Musiala shënoj golin e tretë.

Për SHBA-të golin e vetëm e shënoi ylli i Milanit, Christian Pulisic në minutën e 27-të.

Nagelsmann ka një kontratë deri në korrik të vitit 2024, ku edhe ka marrë besimin për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë në “Euro 2024”, ku do të mbahet pikërisht në tokën gjermane.

Ai është pasardhës i Hansi Flick në postin e trajnerit gjerman, Flick u shkarkua si pasojë e rezultateve të dobëta.

36-vjeçari më përpara drejtoi skuadrën e Hoffenheim, RB Leipizig dhe Bayern Munich./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme