Google ADS

Julian Draxler në Spanjë?

12:47 | 26 Shtator 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidane duket se kërkon të nënshkruaj me Julian Draxlerin nga Paris Saint Germaini.

Trajneri i Real Madridi thuhet se është një admirues i madh i reprezentuesit të Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info.

Ka qenë një fillim i ngadaltë për Real Madridin që është prapa Barcelonës në ligë dhe klubi dëshiron t’i shtojë opsionet e tyre në sulm për vitin e ri.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton që Draxler do të jetë në dispozicion pas shpenzimeve të mëdha që Paris Saint Germain ka bërë gjatë verës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme