Julian Alvarez është padyshim transferimi më i bujshëm i merkatos së kësaj vere, pasi vendosi të largohet nga Manchester City për të veshur fanellën e Atleticos së Madridit, ku firmosi një kontratë të vlefshme deri në verën e 2030-ës.
Sulmuesi argjentinas nuk e fshehu entuziazmin për këtë transferim, teksa deklaroi se Griezmann dhe Simeone ishin ata që I kanë shkruar më shumë gjatë kësaj periudhe negociatash.
Si ndiheni që jeni pjesë e Atleticos?
Shumë i lumtur. Më kanë pritur të gjithë në mënyrë fantastike dhe shpresoj t’ua shpërblej të gjithë besimin me paraqitjen në fushën e lojës. Që në nisje të negociatave kam marrë shumë mesazhe nga tifozeria dhe kjo më ka lumturuar jo pak.
Shokët e rinj të skuadrës të kanë kontaktuar?
Griezmann dhe Giuliano Simeone janë ata që më kanë shkruar më shpesh. Por edhe De Paul e Molina më kanë kontaktuar gjatë kësaj kohe. Tani jam i lumtur që do t’i kem shokë skuadre dhe mezi pres t’u bashkohem në stërvitje.
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...