Ylli i Sevillas, Jules Kounde ka pranuar se është prekur nga transferimi i tij i dështuar te Chelsea këtë verë.
Ndjekja e skuadrës angleze për Kounde ishte një nga “sagat” më të mirëdokumentuara të afatit kalimtar të fundit, pasi Thomas Tuchel u përpoq të përforconte më shumë mbrojtjen.
Sevilla përfundimisht arriti ta mbajë Kounde, por 23-vjeÖari tani ka treguar se ishte i zhgënjyer që nuk siguroi lëvizjen në “Stamford Bridge”.
Ai për “Telefoot” tregoi se sa kishte ndikuar kjo gjë për të.
“A ndikoi transferimi im te Chelsea këtë verë? Po, pak, por tani është tretur”.
Chelsea ishte në mesin e një morie klubesh të lidhura me Kounde në fund të sezonit të tij mbreslënës me Sevillan.
Reprezentuesi francez luajti rol kyç në ecurnë e klubit drejt një përfundimi në vendin e katërt të Ligës, ku shkathtësitë e tij u treguan vendimtare për trajnerin Julen Lopetegui./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...