Julen Lopetegui insiston se Real Madridi ishte i “pafat” kundër Barcelonës duke shtuar se ka ende “fuqi dhe besim” për të trajnuar skuadrën.
Kampioni evropian u poshtërua në Camp Nou pasditen e sotme (e diele) duke pësuar humbje me rezultat të thellë 5 me 1 pas hat-trick’ut nga Luis Suarez dhe golave nge Vidal dhe Coutinho, transmeton portali arbresh.info.
“Është vështirë të fitosh dhe kjo është edhe më e rëndë në Barcelonë”, ka thënë trajneri pas ndeshjes. “E ndjeva se ne kishim shans për të kthyer lojën. Ata ishin më të mirë se ne në pjesën e parë, por në fund ne nuk kishim fat dhe goli nga Suarez për 3 me 1 na vrau neve”
“Rezultati nuk reflekton gjendjen e lojës, por ne duhet ta pranojmë këtë. Jam i pikëlluar, ashtu si dhoma e zhveshjes”
“Është një pilulë e vështirë për tu gëlltitur, por jam i fortë dhe ne jemi ende vetëm në tetor. Gjithçka është e kthyeshme për pjesën e mbetur të sezonit dhe unë kam besim në skuadër”
“Skuadra ka kohë të mjaftueshme për pjesën e tyre të sezonit. Ndihem i fortë mjaftueshëm për të vazhduar udhëheqjen e kësaj skuadre”
“Nëse nuk do të kisha kritikuar skuadrën deri tani, unë nuk do të startoja tani. E gjitha që dua të bëjë është të rris moralin e lojtarëve të mi”
“Ne kishim shanse dhe superioritet, por kur ju nuk jeni të pamëshirshëm atëherë ndëshkoheni në aspektin e moralit dhe shanseve në ndeshje. Nuk mund t’i kritikoj lojtarët
“Të gjithë janë të prekur nga rezultati, por tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në maj ose Prill. Skuadra ka për të thënë diçka këtë sezon”
Real Madridi aktualisht qëndron në pozitën e nëntë me vetëm 14 pikë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...