Google ADS

Julen Lopetegui prezantohet nga Real Madridi

19:46 | 14 Qershor 2018
Arbresh Info

Julen Lopetegui është prezantuar nga Real Madridi mbrëmjen e sotme (e enjte).

Vetëm 24 orë pas shkarkimit nga pozita e trajnerit te Spanja si pasojë e një marrëveshje të fshehtë me kampionin e Evropës, Lopetegui është prezantuar nga ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.Julen Lopetegui merr detyrën në Bernabeu si një zëvendësues i trajnerit Zinedine Zidane që dha dorëheqje vetëm pesë ditë pasi klubi siguroi për të tretën radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve.

51-vjeçari ka vendosur lapsin në një marrëveshje tri vjeçare.

Lopetegui kishte bërë vetëm një paraqitje gjatë karrierës së tij si lojtar te ‘Los Blancos’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme