Julen Lopetegui ka folur përfundimisht rreth shkarkimit të tij si trajner i Spanjës.
Spanja shkarkoi trajnerin Lopetegui në prag të Kampionatit Botëror pas njoftimit të martën se ai do t’i bashkohet Real Madridit pas turneut të madh botëror, transmeton portali arbresh.info. Vendimi për shkarkimin e tij erdhi në më pak se 48 orë para ndeshjes së parë të Spanjës në grupe kundër Portugalisë dhe kjo ka tronditur tifozët.Lopetegui është rikthyer në Spanjë këtë pasdite dhe është pritur nga një numër i madh gazetarësh në momentin kur arriti në aeroportin në Rusi.
“Jam shumë i zhgënjyer, por ne shpresojmë që mund të fitojmë Kampionatin Botëror”, ka thënë ai.
“Mesazhi im është ky: Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe shpresojmë se mund të shkojmë dhe të fitojmë Kampionatin Botëror, nuk mund të them më shumë se kaq”
Konfirmimi i Real Madridit për emërimin e Lopeteguit erdhi në një deklaratë që kishte tre paragrafë në faqen e tyre zyrtare.
Por, kjo bëri zhurmë te Federata e Futbollit të Spanjës, e cila mësoi rreth këtij emërimi vetëm pas minuta pasi njoftimi i Real Madridit u bë publik./arbresh.info/
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...