Jude Bellingham – objektivi kryesor i Real Madrid

10:23 | 21 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid po planifikon një rindërtim për skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës.

Los Blancos planifikojnë të shpenzojnë para të majme, derisa Daily Mail Raporton se mesfushori i Borussia Dortmund, Jude Bellingham është objektivi kryesor i tyre.

Reprezentuesi anglez aktualishtë është në rezervat e Dortmundit, por skuadra spanjolle e shohin atë si një përforcim afatgjatë për skuadrën.

Paraqitjet e mira të tij këtë edicion kanë bërë që ai të jetë në radarin e shumë skuadrave elitare evropiane.

Bellingham është lojtar i skuadrës gjermane që nga viti 2020, kur u transferua nga Birmingham City për 23 milionë euro.

Gjatë kësaj peridhe me Dortmundin, ka zhvilluar 57 paraqitje dhe ka shënuar katër gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme