Jude Bellingham, galaktiku i ri i Real Madridit

21:45 | 1 Janar 2024
E.G

“A jam unë një galactico? Nuk ka mundësi”, ka thënë Jude Bellingham, duke preferuar që të qëndrojë me këmbë në tokë. Ai me siguri u ngjallë të gjithë tifozëve kujtime të ikonave të Real Madridit, të cilët kanë bërë histori më parë.

Respekti që shfaq për profesionin e tij, për bashkëlojtarët dhe për gjithçka që e rrethon tek Real Madridi, është një leksion që duhet të mësohet në të gjitha shkollat e futbollit. Shifrat e tij janë të vështira për t’u shpjeguar, nuk ka ndonjë fjalë në fjalor që mund të përshkruaj performancat e tij.

Në fushë ai është një bishë e vërtetë që nuk mund të kontrollohet dhe që nuk lejon asnjë centimetër në fushë pa prekur. Jashtë fushës ai ka një sjellje të pazakontë për dikë të moshës së tij (20 vjeçar), kur bie fjala tek raporti me tifozët, mediat dhe tek transmetimi i vlerave, që ka bërë që ai të bëhet idhull i madrilenëve.

Bellingham ka një stil të veçantë, por ai ka qenë në gjendje të marrë pak nga disa legjenda të Los Blancos, për të ndërtuar versionin e tij unik.

Si rezultat, diçka që shihej si mision i pamundur, e ka transformuar atë në një ‘Galactico të vërtetë’ me cilësitë e disa legjendave të këtij klubi.

Kualiteti i Zinedine Zidane

Ndoshta asgjë në futboll nuk është rastësi. Në mesin e një vrulli mesazhesh që e krahasonin Jude Bellingham me Zinedine Zidane. Mesfushori anglez vesh madje modelin e atleteve që idhulli i tij kishte veshur në finalen e Glasgow në vitin 2002, teksa shënoi një gol të jashtëzakonshëm me vollej goditje ndaj Bayer Leverkusenit.

Bellingham nuk ishte i frikësuar nga numri pesë, pasi e kërkoi me ngulm këtë numër dhe iu deshën vetëm disa muaj për të dëshmuar se ai është versioni më i përafërt i legjendës franceze.

Jude tashmë ka shënuar tre herë më shumë gola sesa Zidane në sezonet e tij më të mira në Madrid: 12 në 2001/2002 dhe 2002/2003.

Golat e Ronaldo Nazarios dhe Cristiano Ronaldos

Këta janë lojtarë të cilët, që nga momenti kur e veshën fanellën e bardhë për herë të parë, bën që turma në Santiago Bernabeu të dashurohet me ta. Këto ishin netët kur Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldo ishin në gjendje ta bëjnë të pamundurën të mundur.

Kënga qe e shoqëron atë gjatë ndeshjeve, qoftë ajo në Ligën e Kampionëve ose në ligë, është “Hey Jude” nga grupi legjendar “The Beatles” pasi shifrat e Jude Bellingham janë të çmendura. Çdo ndeshje që Bellingham luan është një ‘show’ për tifozët madrilen.

Pas sezonit më të mirë në karrierë në aspektin e golave, ai u bë lojtari i parë në histori që shënoi katër gola në katër ndeshjet e para për Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Për më shumë, ai ishte në gjendje që të thyente rekordin që paraprakisht mbahej nga Cristiano Ronaldo dhe Alfredo Di Stefano.

Marketingu i David Bechkam

Formula sekrete për David Beckham ka marrë një kohë të gjatë për t’u zbuluar. Ai është një markë globale, i njohur brenda dhe jashtë fushës dhe imazhi i tij është krijuar me shumë kujdes dhe është promovuar në atë mënyrë për ta bërë atë një figurë me ndikim të madh në showbiz dhe në botën e futbollit.

Transferimi i tij tek Real Madridi në qershor të vitit 2003, ndryshoi njëherë e përgjithmonë marketingun sportiv. Tani, pas transferimit të Jude Bellingham tek Real Madridi, Beckham, një “ikonë e reklamave”, ia dorëzoi “fuqinë” e tij talentit 20-vjeçar, i cili pothuajse çdo ditë ‘pushton’ ballinat e gazetave në Spanjë.

Vetëbesimi dhe dëshira e Raul Gonzalez për të pushtuar botën

Të krahasohesh me Raul është sikur të fitosh lotarinë dy herë në të njëjtin vit. Duke pasur aftësinë për të qenë në kohën e duhur, në vendin e duhur, pa bërë shumë zhurmë ka qenë nënshkrimi i Bellingham.

Bellingham, sikur një kapiten i përjetshëm, në lider në të gjitha pozitat nuk mund të përcillet nga statistikat. Ai ishte i fiksuar për t’i dhuruar një gol Joselus, i cili pati një natë të keqe para portës dhe kur ai shënoi, u kujdes që tifozët të duartrokasin për të./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme