Mesfushori Juan Mata ka zbuluar arsyen pse u largua nga Chelseas, për tu transferuar te rivali, Manchester United.
Spanjolli në dy vitet e para të “Blutë” fitoi çmimin e lojtarit të vitit, por më vonë iu bashkua “Djajve të Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur pse zgjodhi United, Mata tha se gjithmonë ka dashur ta dijë ndjesinë si është të luash në fanellën e United.
“Kur me telefonoi Manchester United dhe me thanë do bëjmë ofertë për ty te Chelsea, duam që të vish. Në të vërtetë doja që të ndjeja si është të jesh lojtar i Manchester United”.
“Kam vuajtur kur luaja kundër United dhe sigurisht janë një ndër klubet më të mëdha në botë. Në atë moment, nuk ishin në formë të mirë me Moyes dhe nuk ia dilnin mirë në ligë, por nuk kishte rëndësi. Doja të isha lojtar i klubit”.
“Bisedova me Chelsean dhe thashë, dëgjo ja ku është oferta. Ka para dhe mund të transferoni një lojtar tjetër, sepse nuk jam duke luajtur shumë dhe dua ta provojë këtë mundësi. Kështu ndodh”, deklaroi ai.
Mata vazhdon të këtë rol të rëndësishëm në skuadrën e Manchesterit dhe është duke iu ndihmuar të hyjnë në top katër këtë sezon./arbresh.info.
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit