Skuadrat turke Fenerbahce dhe Galatasaray janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Juan Matan.
31-vjeçari ka vetëm edhe tri javë nën kontratë dhe ende nuk i është përgjigjur ofertës për të vazhduar qëndrimin tutje edhe për një vit, transmeton portali arbresh.info.
Por, tani The Sun pretendon se Fenerbahce dhe Galatasaray kanë kontaktuar të dyja reprezentuesit e Matas në mënyrë për të arritur një marrëveshje për të siguruar shërbimet e tij.
Po ashtu, Barcelona ka shprehur interesim në nënshkrimin me ish lojtarin e Valencias.
Megjithatë, kalimi në Turqi është një destinacion i mundshëm./arbresh.info/
Vullneti dhe Sara nisin të zbatojnë planin e tyre, ja reagim...
Sekretari Blinken viziton Japoninë
Presidentja maqedonase përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtje...
Dështon transferimi i Anthonyt tek Olympiacosit
Berisha pa të ardhme tek Hoffenheimi, pritet të largohet nga...
La shtëpinë por mori mijëra ndjekës në Instagram, Gjesti vaz...