Google ADS

Juan Cuadrado largohet pas vetëm një muaji nga Juventusi

18:59 | 21 Qershor 2017
Arbresh Info

Juventusi mund të shes shënjestrën e Arsenalit, Juan Cuadradon, vetëm një muaj pasi ka blerë atë.

Ish futbollisti i Chelseat thuhet se do të transferohet për 26.5 milionë funta sepse trajneri  i “Zonjës së Vjetër” Max Allegri ka vënë sytë tek dy lojtarë tjerë, transmeton portali arbresh.info.

Allegri, i cili refuzoi një ofertë prej 17.6 milionë funta për Cuadradon, është i gatshëm të shkëmbej atë me Douglas Costan e Bayern Munichut dhe Federico Bernardeschin e Fiorentinas.

Cuadrada ka shpenzuar dy sezone në formë huazimi te Juventusi. Finalisti i mposhtur në Ligë të Kampionëve ka blerë muajin e kaluar atë për 17.5 milionë dhe Cuadrado sigurisht ka menduar që e ardhmja e tij ishte në sigurt.

Megjithatë, tani duket që ylli kolumbian mund të përdoret për të siguruar fonde në blerjen e Costas, për të cilin Juventusi mund të ofroj 35 milionë funta, dhe Bernardeschit.

Cuadrado u transferua në Torino në verën e vitit 2015 pas gjashtë muajve të shpenzuar në Chelsea. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në finalen e Ligës së Kampionëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme