Fiorentina raportohet se është afër kompletimit të huazimit të Luka Jovicit.
Sipas Fabrizio Romano, klubi nga Serie A është vetëm një hap larg mbylljes së marrëveshjes
Marrëveshja parasheh që sulmuesi serb të jetë i huazuar te Fiorentina për sezonin e ardhshëm – 2022/23.
Paga e Jovicit thuhet se do të paguhet nga të dy klubet.
Te Fiorentina kanë besim se do të mbyllin marrëveshjen së shpejti dhe që lojtari t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim.
24-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019, por nuk ka arritur asnjëherë që të dëshmohet.
Ai në sezonin e fundit ishte i huazuar te ish-klubi i tij, Eintracht Frankfurt, teksa me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones