Anthony Joshuas nuk do t’i caktohet një datë specifike nga IBF për ta mbrojtur titullin e tij kundër Kubrat Pulev, pasi që bisedimet lidhur me arenën se ku do të zhvillohet ky meç po vazhdojnë edhe më tutje.
Para se Anthony Joshua të mundë të takohet me Tyson Furyn në një meç unifikues për peshat e rënda në boks në vitin 2021, ai është i detyruar të përballet me Pulev për ta mbrojtur titullin e IBF, meç ky që është shtyrë shkaku i pandemisë Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Joshua po i bëhen presion edhe nga kundërshtari i tij për titullin e WBO-së, Oleksandr Usyk, ndërsa edhe Fury do të duhet të përballet me Dillian Whyte për titullin e WBC-së deri në shkurt të vitit 2021.
Por, IBF e ka konfirmuar për SKy Sports se Joshuas nuk do t’i caktohet një datë fikse deri në të cilën do të duhet ta zhvillojë meçin kundër Pulev.
“Për shkak të rrethanave aktuale, ne jemi të hapur. Kjo pasi që është e vështirë ta vendosim një datë specifike për momentin për këto meçe”, ka thënë zyrtari i IBF.
“Të gjithë jemi duke punuar për t’iu kthyer sa më shumë normalitetit në boks dhe shpresoj se gjithçka do të mundë të vijojë rregullisht së shpejti”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...