Joshua-Wilder, marrëveshja mund të arrihet

12:00 | 16 Gusht 2023
KRG

Personat e autorizuar te Deontay Wilder janë shprehur optimistë se një marrëveshje mund të arrihet për një meç të zjarrtë me Anthony Joshua.

Joshua pas ndeshjes me Robert Helenius, i bëri ftesë për meç Wilderi-it, ndërsa  ishte në pritje për  një përgjigje nga ai, shkruan arbresh.info.

Të shtunën mbrëma, Joshua mposhti me nokaut në raundit e shtatë Robert Helenius.

Menaxheri i Wilder, Shelly Finkel i tha “Sky Sports”: “Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet që Deontay të luftojë me Joshuan në fillim të vitit 2024”.

Meçi Joshua-Wilder, mund të zhvillohet në Arabinë Sauditë në janar të vitit të ardhshëm. /arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme