Anthony Joshua është i acaruar nga fjalët provokuese të Deontay Wilderit rreth një përballjeje të mundshme të tyre në fund të këtij viti.
Boksieri amerikan është duke i kërkuar përballje kampionit në fuqi të WBA, IBF dhe WBO, mirëpo sipas këtij të fundit kjo gjë po ndodh vetëm për marketing.
Joshua duket se është i acaruar me deklaratat provokuese të kampionit në kategorinë e WBC, duke thënë se ai vetëm dëshiron ta promovojë veten dhe jo të përballet me të.
“Ai (Wilder) është duke folur se dëshiron të boksojë ndaj meje qe një kohë të gjatë, por nuk po e bën atë, unë e shoh se ai ka dëshirë ta promovojë veten. Kjo është sikurse ju jeni një zyrtar nga Pepsi dhe unë e përfaqësoj Coca-Colan, nuk do të them asgjë të keqe kundër Pepsit për ta ngritur profilin tim, por ai e bën këtë gjë”, ka thënë boksieri anglez.
“Ai flet për mua gjatë gjithë kohës, pasi dëshiron ta ndërtojë emrin e tij duke më përfshirë në gjëra koti, por unë i them se nuk do t’ia dalë”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...