Boksieri britanik Anthony Joshua do të ballafaqohet me atë kamerunas Francis Ngannou në kuadër të peshave të rënda të premten mbrëma në mesnatë.
Meçi do të zhvillohet në “Kingdom Arena” në Riad të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 00:00, me kohën tonë lokale,
Britaniku ka fituar tre ndeshjet e tij të fundit kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.
Kamerunasi Ngannou do të shfaqet vetëm në ndeshjen e tij të dytë të boksit, por bëri bujë në debutim duke e rrëzuar në tokë të pamposhtur Tyson Furyn në raundin e tretë, para se ta humbiste më pas ndeshjen me vendim të gjyqtarëve.
Ngannou ishte kampioni në fuqi i peshave të rënda në UFC përpara se të largohej, për të filluar karrierën e tij në boks dhe ka 17 fitore dhe tre humbje nga koha e tij në MMA./Arbersh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...