Google ADS

Joshua ndihet “krenar” me goditjen e Will Smith ndaj Rocku-t

14:59 | 29 Mars 2022
A. B.

Anthony Joshua tha se ishte krenar për Will Smith përpara se t’i ofronte disa këshilla për teknikën e tij të boksit pasi aktori goditi Chris Rockun gjatë ceremonisë së “Oscars 2022”.

Smith tronditi të pranishmit dhe shikuesit pasi u fut në skenë dhe goditi prezantuesin, shkaku që që ky i fundit bëri një shaka në kurriz të gruas së Smith, Jada.

Rock, i cili po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë, bëri një shaka të gabuar GI Jane për Jada Pinkett Smith, e cila ka tregua edhe më parë se vuan nga alopecia.

Pasi goditi Rockun, Smith u kthye në vendin e tij dhe bërtiti dy herë: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Joshua më vonë postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vjetër me Smith nga Londra 2012.

Dy herë kampioni i peshave të rënda e hodhi poshtë situatën teksa ndau foton e tij duke bërë një ndeshje me Smithin në tregimin e tij me Eye of the Tiger – fraza e famshme e përdorur në filmin Rocky.

Në mbishkrim, Joshua tha: “Krenar për ty vëlla. Herën tjetër mbylle grushtin”.

Natyrisht se nga kjo goditje e aktorit ndaj kolegut të tij, pjesa tjetër e botës krijuan meme, të cilat e kthyen paksa në shaka atë moment. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme