Boksieri britanik Anthony Joshua, ka marrë një vendim interesant, para duelit Deontay Wilder – Tyson Fury.
Britaniku nuk do të jetë i pranishëm në “Staples Center”, në duelin e 1 dhjetorit, në mënyrë që të mund të futet në ring dhe të ftoj për duel fituesin. Këtë e ka bërë të ditur promotori i tij, Eddie Hearn.
“Nuk do të jemi në Los Angeles. AJ ka disa detyra komerciale dhe nuk dëshiron ti ndryshojë oraret” ka thënë Heard për mediet, transmeton lajmi.
Besohet se kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshua do të jetë fituesi i duelit Tyson Fury – Deontay Wilder.
Hearn gjithashtu ka thënë se nuk ka asnjë të re sa i përket bisedimeve me kampin e “bomberit të bronztë”.
Amerikani sot ka lëshuar një deklaratë të fortë drejt Joshuas, duke thënë se ai nuk është as në top-3 më të mirët.
Orav përsërit thirrjen e Borrellit për sulmin terrorist në I...
Kurti largohet nga Qeveria pas takimit me ambasadorët
Sulmi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Mbështesim autoritetet kosov...
Sekuestrohen 10 armë zjarri brenda një jave në rajonin e Pri...
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...